Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj kërkon angazhim shtesë në luftimin e narkotikëve në shkolla

Më: 30 maj 2018 Në ora: 14:55
Ramush Haradinaj

Gjendja aktuale e sigurisë, përgatitja dhe shtimi i masave të përgjithshme të sigurisë për sezonin veror dhe pritjen e fluksit të mërgimtarëve, ishin disa nga temat e që u diskutuan në takimin punues që Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj e zhvilloi me përfaqësuesit kryesor nga institucionet e sigurisë dhe rendit në vend.

Në këtë takim, kryeministri Haradinaj tha se roli i institucioneve të sigurisë, Policisë së Kosovës dhe mekanizmave të tjerë relevant në luftën kundër dukurive negative është shumë i rëndësishëm dhe pikërisht për këtë, duhet një mobilizim i të gjithëve që të mos ketë trend rritjeje të akteve delikuente dhe kriminale.

“Jemi shumë të përkushtuar që ta rrisim luftën kundër dukurive negative, me theks të veçantë luftën kundër narkotikëve në shkolla dhe afër tyre, dhe për këtë është e nevojshme shtimi i masave nga organet e rendit dhe të sigurisë”, tha kryeministri Haradinaj.

Po ashtu, kryeministri Haradinaj tha se edhe numri i vetëvrasjeve në Kosovë dhe i aksidenteve në trafik është tepër shqetësues, duke vlerësuar se duhet parë nga afër cilat janë shkaktarët e këtyre dukurive negative si dhe mundësinë e uljes së numrit të aksidenteve në trafik.

Ministri i Punëve të Brendshme, Bejtush Gashi, vlerësoi se situata e përgjithshme e sigurisë në Kosovë, është stabile dhe shtoi se institucionet e rendit dhe të sigurisë që janë në kompetencë të MPB-së, janë duke punuar në përmirësimin e këtyre parametrave. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test