Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Muajin tjetër e marrim vlerësimin e BE-së për vizat

Më: 21 maj 2018 Në ora: 10:16
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj është pyetur sërish rreth mundësisë për heqjen e vizave për qytetarët kosovarë, e sërish ai e ka përmendur fundvitin si kohë të mundshme.

Mirëpo, kryeqeveritari ka përmendur qershorin si muajin kur BE-ja do të japë vlerësimin për procesin e liberalizimit të vizave për qytetarët e vendit.

Ndërkaq, Haradinaj ka sqaruar edhe procedurat që do të jenë pas këtij vlerësimi dhe ka përmendur fundin e vitit si kohë të mundshme për t’u liberalizuar vizat.

“Po shkojmë në disa hapa. Në qershor na jepet vlerësimi i BE-së. Por ky vlerësim prapë do të kalojë nëpër institucionet e BE-së. Pastaj secili shtet do të japë mendimin veç e veç. Këto procedura përputhen me këtë periudhë, dhe besoj se para fundit të vitit do të lëvizim pa viza”, ka thënë Haradinaj pas mbledhjes së Qeverisë.

Ndërkohë, ndonëse u pyet se a ka pasur diskutime për këtë çështje në Sofje, Haradinaj nuk e përmendi fare asnjë takim që mund të ketë ndodhur në Samitin e Sofjes.

Ndryshe, Haradinaj e bëri të ditur se Komisioni i BE-së që ishte para dy javësh në Kosovë do ta japë vlerësimin e tij në muajin qershor.

Express
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test