Na ndiqni

Aktuale

Gecaj i tregon Tahirit të “vërtetën” e Ligjit për Kryeqytetin

Nga: I.J Më: 17 maj 2018 Në ora: 20:36
Bajram Gecaj

Ish-zëvendësministri dhe zyrtari i LDK-së, Bajram Gecaj i është përgjigjur Besnik Tahirit për ligjin e Kryeqytetit.

Gecaj duke komentuar deklaratën e Tahirit se “Nje projekt madhor i Qeverisë Haradinaj kaloi! Parlamenti i Kosovës, pas 10 viteve e votoi Ligjin për Kryeqytetin....”, ka thënë se projekti i tillë është marrë i gatshëm nga Qeveria Mustafa.

Gecaj madje ka ironizuar duke thënë se projektligji ishte dërguar i paprekur fare e i papërfunduar tërësisht.

Postimi i plotë i Bajram Gecajt

Besnik Tahiri: “Nje projekt madhor i Qeverisë Haradinaj kaloi! Parlamenti i Kosovës, pas 10 viteve e votoi Ligjin për Kryeqytetin....”

Me gjithë respektin që kam për ty Besnik, këtë projekt e keni marrë plotësisht të gatshëm nga Qeveria Mustafa, dhe veprimi juaj i vetëm “madhor” ishte dërgimi i tij në Kuvend. Madje, projektligji ishte dërguar i paprekur fare e i papërfunduar tërësisht, dhe me mangësi të cilat deri diku i ka korrigjuar Kuvendi vetë!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test