Na ndiqni

Aktuale

Mungojnë deputetët, ndërpritet seanca

Më: 17 maj 2018 Në ora: 19:40
Kuvendi i Kosovës

Seanca plenare i ka ndërprerë punimet për ditën e sotme .

Kur ishte duke u diskutuar shqyrtimi i raportit vjetor të zyrës së Rregullatorit për vitin e kaluar dhe kur ka ardhur momenti të votohet ajo është ndërprerë për shkak të mungesës së deputetëve.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli e ka ndërprerë atë ndërsa nuk dihet se kur do të vazhdojë.

Gjatë ditës deputetët kanë votuar për Ligjin për Prishtinën dhe atë për mësimdhënësit e viteve të nëntëdhjeta.

Kosovapress
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test