Na ndiqni

Aktuale

Zyrtarisht Haki Rugova prin në Istog

Nga: Koha Më: 18 dhjetor 2017 Në ora: 12:32
Haki Rugova

Ka ndryshuar zyrtarisht rezultati për kryetar të Komunës së Istogut.

Tani, Haki Rugova është duke udhëhequr në garën për kryetar të Komunës së Istogut.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se nga rezultatet e verifikuara të rivotimit në Istog, kandidati i LDK-së Haki Rugova, prin 75 vota më shumë se sa kandidati i AAK-së Gani Dreshaj.

Koordinatori i Qendrës së Numërimit dhe Rezultateve Burim Ahmetaj, ka thënë se numërimi i votave me kusht, atyre të personave me nevoja të veçanta dhe votave me postë do të nisë sot rreth orës 15:00.

Janë gjithsej 415 vota me kusht, 68 vota të personave me nevoja të veçanta dhe 28 vota me postë. Kandidati i LDK-së Haki Rugova, ka marrë 9 mijë 901 vota, ndërsa kandidati i AAK-së Gani Dreshaj, 9 mijë 826 vota.

Për shkak të dallimit të ngushtë në vota, numërimi i këtyre votave me kusht, postë dhe personave me nevoja të veçanta, do të përcaktojnë fituesin e zgjedhjeve për kryetar të Istogut.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test