Na ndiqni

Aktuale

LDK i përgjigjet VV-së për rrëzimin e Haradianajt, Selmanaj tregon çfarë mund të ndodhë në tryezën e radhës

Më: 15 maj 2018 Në ora: 18:32
Driton Selmanaj

Javën e kaluar deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, përmes një prononcimi për “Bota sot”, ka folur rreth bashkëpunimit me LDK-në për mbledhjen e numrave për një rrëzim të mundshëm të qeverisë Haradinaj

Haxhiu ka theksuar se Lidhja Demokratike e Kosovës duhet të jetë më serioze sa i përket rrëzimit të qeverisë Haradinaj, ngase me njërën këmbë është në opozitë e me tjetër në qeveri

“Në fakt e çuditshme edhe qasja apo ndryshimi i LDK-së në këtë drejtim për faktin se kemi parë deklarata e mëhershme të kësaj partie dhe gradualisht janë tërhequr nga këto kërkesa për rrëzim të kësaj qeverie, duke përfunduar në tryeza të tilla dhe ti cilat i shkojnë për shtati qeverisë aktuale. LDK nuk është serioze dhe më shumë e ka për konsum politik , për arsye se me njërën këmbë është në opozitë e me njërën në qeveri, nuk mundesh me e thënë vetës opozitë kur vazhdimisht e përkrahë qeverinë dhe çështjet e dëmshme si demarkacioni, edhe sa ishte në pozitë LDK nuk e përkrahe ketë marrëveshje ,por në fakt ndodhi e kundërta edhe në opozitë pra konsiderojë se LDK nuk ka qasje serioze për rrëzimin të kësaj qeverie janë më shumë për konsumi publik” është shprehu deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.

Se sa është serioze Lidhja Demokratike e Kosovës dhe sa është duke punuar për një rrëzim sa më të shpejtë të qeverisë Haradinaj, deputeti I LDK-së, Driton Selmanaj në një prononcim për “Bota sot”, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje duhet të merret me veten dhe të mos brengoset për LDK-në.

“Unë mendoj që Lëvizja Vetëvendosje është mirë të merret me vete dhe ta ruaj këtë Vetëvendosje që ka mbetur, të konsolidohen të merren me vete, të mos merren me LDK-në. Lidhja Demokratike e Kosovës është në pozicionin më të mirë që ka pasur prej vitit 2005 e këtej, të gjitha sondazhet dhe organizata ndërkombëtare e nxjerrin si parti të parë politike, VV mund të jenë në garë me PDK për të nxënë partinë e dytë apo jo. LDK nuk është me një këmbë në pushtet ,është tërësisht opozitë, dhe partia më e madhe në Kuvendin e Kosovës, po konsolidohet çdo ditë dhe ne po përgatitemi çdo ditë për zgjedhje. Ne normalisht që nuk jemi Vetëvendosje e cila bënë marrëveshjen natën me PDK dhe me partitë e tjera edhe me listën serbe për ta rrëzuar LDK nga qeveria, ne shfrytëzojmë te gjitha instrumentet kushtetuese rrjedhimisht shumë shpejtë do të caktojmë datën e zgjedhjeve. Nëse nuk ka gatishmëri të partive tjera për zgjedhje atëherë ne do të fillojmë mbledhjen e nënshkrimeve për mocionin votëbesimi dhe atëherë do të masim edhe Vetëvendosjen dhe të gjitha paritë tjera a janë të gatshme për ta rrezuar qeverinë Haradinaj. LDK është e përkushtuar që këtë qeveri ta ndalë sa më shpejtë që të te jetë e mundure, e jo të bëjë aventura te cilat me pas mund të jenë vetëm aventura ,ne jemi parti serioze dhe institucionale dhe nuk kemi formë tjetër të veprimit. Ne jemi në rruge të mbarë për ta rrezuar këtë qeveri edhe cila po punon në formë abuzive siç po vepron aktualisht në Kosovë” ka thënë Selmanaj.

Selmanaj ka ftuar Lëvizjen Vetëvendosje të vazhdojë me organizmin e tryezave, ngase në njërën nga tryezat mund te diskutohet edhe për caktim e datës së zgjedhjeve.

“Ne aktualisht jemi të këto tryeza, duke pritur tryezën e trete nga Vetëvendosa dhe ne këtë tryezë do të diskutohet për datën e zgjedhjeve e nëse nuk arrihet një konsensus ndërmjet këtyre tryezave, LDK shume shpejtë do të del me forme tjetër me mocion mosbesimi dhe do të kërkojmë nga të gjitha partitë politike përfshire dha ato në pushtet që të japin kahje tjetër qeverisë, në njëherë jemi në fazën e konsultimeve brenda tryezave te cilat LDK i sheh si mundësi për dialog. Është çështje e tyre nëse ata nuk e përcaktojnë tryezën e radhës ,atëherë LDK do të shikojë mundësin se si të ece tutje. Mendoj qe ata duhet të thirrin tryezën dhe ta përcaktojnë agjendën, ku përcaktim i datës se zgjedhjeve mund të jetë pikë e rendit të ditës ,këtu nuk ka asgjë të keqe .Pas këtyre tryezave do te diskutohet a mund të vazhdojmë me tryeza tjera apo me shfrytëzimin e instrumenteve tjera”, ka përfunduar deputet i LDK-së Driton Selmanaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test