Na ndiqni

Aktuale

“Do të ketë zgjedhje të parakohshme”, ish deputeti tregon se çfarë i bënë Thaçi e Veseli Haradinajt

Më: 13 maj 2018 Në ora: 18:58
Hashim Thaçi, Ramush Haradinaj dhe Kadri Veseli

Ish deputeti i Pavarur në Kuvendin e Kosovës, e së fundi kandidat për deputet nga radhët e Vetëvendosjes, Driton Tali, përmes një postimi në facebook ka shkruar se në Kosovë do të ketë zgjedhje të parakohshme.

Tali thotë se zgjedhjet janë në interes të LDK-së dhe PDK-së.

Do të kemi zgjedhje të parakohshme sepse ato janë në interes të LDK'ës dhe PDK'ës. Në interes jetik të LDK'ës është që të shkohet në zgjedhjet e parakohshme para se të shkojë ajo në zgjedhjet e brendshme, sepse zgjedhjet e brendshme do të prodhojnë paknaqësi dhe përqarje. Zaten po shihen ato ende pa filluar procesi i zgjedhjeve të brendshme”, shkruan Tali.

Image
Driton Tali

Sipas tij, Thaçi dhe Veseli iu kanë hakmarrë Haradinajt, për të cilin Tali thotë se është djegë.

“Poashtu, edhe për PDK'ën, zgjedhjet e parakohshme janë në interes për faktin se ka kohë që z Veseli është në qendër të kritikave ngabashkëpartiakët e tij për performancën në zgjedhjet e fundit. Ai po kritikohet se nën udhëheqjen e tij PDK humbi primatin. E nga ana tjetër z Thaçi (por edhe z Vaseli) ju hakmorrën z Haradinaj për sulmet dhe akuzat që ua bëri atyre gjatë kohës sa ishte në opozitë. E kanë djegë z Haradinaj e kanë bërë tamam palaço”, ka shkruar Tali përcjellë “Bota sot”.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test