Na ndiqni

Aktuale

Kjo është gjendja shëndetësore e Isa Mustafes

Nga: Mediat Shqiptare Më: 11 maj 2018 Në ora: 14:13
Isa Mustafes

Ish kryeministri i Kosovës, njëherit kryetari I Lidhjes Demokratike te Kosovës, Isa Mustafa duket që së shpejti do të i rikthehet skenës politike në vend.

Këshilltari I Mustafes, Besnik Berisha, në një prononcim për “Bota sot”, ka folur rreth gjendjes shëndetësore të kreut të LDK-së.

Berisha ka thënë se aktualisht Isa Mustafa është duke vazhduar vetëm me një terapi të lehtë fizike, dhe se Mustafa.

“Isa Mustafa gëzon shëndet të mirë dhe aktualisht vazhdon vetëm me një terapi të lehtë fizikale. Mustafa ka qenë dhe është aktiv në skenën politike dhe jo vetëm, pavarësisht se është duke u trajtuar për një kohë me terapi fizikale”, ka përfunduar Berisha.

Ndryshe, në fillim të janarit të këtij viti, Mustafa ishte shtrirë në një spital në Prishtinë dhe pasi atij i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore, ai ishte dërguar në Gjermani.

Por Mustafa u kthye në muajin prill, e deri me tani nuk ka bërë ende ndonjë dalje publike.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test