Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Miqësia me shtetin e Iowas, dëshmi e përjetshme me SHBA-të

Nga: Mediat Shqiptare Më: 10 maj 2018 Në ora: 20:54
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Repubikës, Ramush Haradinaj në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjes së binjakëzimit në mes të Komunës së Vushtrrisë dhe qytetit Norëalk të Iowas të SHBA-ve ka thënë se të gjithë jem të lumtur dhe të ngazëllyer për miqësinë që kemi me shtetin e Iowas dhe ShBA-të, e cila është ndërguar në etapa të rëndësishme historike.

Haradinaj shprehu falënderim për gjithë ata që u angazhuan për të krijuar partneritetin me shtetin e Iowas dhe binjakëzimin e qytetit të Norwalk me atë të Vushtrrisë, duke i dhënë atribut angazhimit të veçantë kryetarit të Vushtrrisë, Xhafer Tahirit, por edhe prezencës së kryetarit të Norwalk, në Kosovë dhe angazhimit të tij në këtë projekt.

“Të gjithë ne që jemi këtu sot, jemi të lumtur dhe të ngazëllyer për miqësinë që kemi me shtetin e Iowas dhe ShBA-të, e cila është ndërtuar në etapa të rëndësishme historike. Të gjithë jemi të lumtur dhe të gatshëm të kontribuojmë në të, por sonte heronjtë e kësaj miqësie janë dy kryetarët, Xhafer Tahiri dhe Tom Philips. Si Kryeministër i këtij vendi, më vije mirë që jam dëshmitar i kësaj miqësie, për të cilën lutem që të zgjasë gjithmonë”, tha Haradinaj.

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, tha se sot lidhet një marrëveshje miqësie, me një qytet dhe një shtet, që popullit të Kosovës ju gjend në momentet më të vështira. “Sot  është një ditë të veçantë për qytetin e Vushtrrisë, për qytetarët e Vushtrrisë, për fermerët dhe për nxënësit e Vushtrrisë”, tha kryetari Tahiri.

Kryetari i qytetit Norwalk, Tom Philips, u shpreh i lumtur për pritjen dhe për zyrtarizimin e binjakëzimit në mes të dy qyteteve Norwalk dhe Vushtrrisë, dhe shtoi se zyrtarët e Norëalk dhe të Departamentit të Zhvillimit Ekonomik, kanë punuar me shumë zell dy vitet e fundit që ta realizojnë këtë partneritet.

Komandanti i Gardës Kombëtare të Ioëas, Gjeneralmajor, Timothy Orr, tha se është nder të qëndrojë pranë jush, në shtëpinë tonë. “Sonte ne fillojmë një ëndërr të re, kemi njerëz, kemi resurse dhe kemi një zemër të madhe”, tha Gjenerali Orr, duke shprehur besimin edhe për bashkëpunime tjera në të ardhmen.

Tom Philips, kryetar i qytetit Norëalk nga Ioëa, u shpall qytetar nderi i Vushtrrisë.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test