Na ndiqni

Aktuale

Lutfi Haziri përfaqëson LDK-në në Samitin e Partive Popullore Evropiane

Nga: Mediat Shqiptare Më: 9 maj 2018 Në ora: 21:41
Lutfi Haziri

Kryetari i Gjilanit dhe nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri do ta përfaqësojë këtë parti në Samitin e Vjenës, samit ky që organizohet për Partitë Popullore Evropiane.

Në ndërkohë, Haziri përmes një postimi në Facebook ka shkruar për Ditën e Evropës.

“Në Ditën e Evropës së Schumanit, ende nuk e kemi marrë datën për liberalizim. Kjo nuk ka ndodhur për faj të BE-së, por shkaku i tekeve të dikujt që me kauzat e rrejshme, Kosovën e lanë të izoluar. Në prag të samitit të Sofjes, të unifikohemi në agjendën evropiane për Republikën tonë evropiane. #LDK mbetet shpresa e besa e Republikës. Ne shkojmë në samitin e liderëve të Partive Popullore Evropiane, për të garantuar reforma të përshpejtuara, shtet ligjor e evropian”, ka shkruar Haziri.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test