Na ndiqni

Aktuale

Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj, Vetëvendosje me kërkesë për LDK-në

Nga: Mediat Shqiptare Më: 9 maj 2018 Në ora: 16:17
Isa Mustafa dhe Albin Kurti

Rrëzimi i Qeverisë Haradinaj, Vetëvendosje me kërkesë për LDK-në

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, në një prononcim për “Bota sot”, ka treguar arsyet e mos marrjes pjesë të LVV në tryezën e PDK-së.

Ajo ka thënë se këto tryeza janë thjeshtë humbje kohë dhe pa ndonjë efekt.

Haxhiu ka theksuar se janë në bashkëpunim të vazhdueshëm me gjithë opozitën për mbledhjen e 61 votave, mirëpo duhet një seriozitet më i madh nga LDK-ja.

“Në takimi e parë që ka qenë i ftuar nga LDK-ja, ne kemi thënë se këto tryeza janë blerje kohe nga qeveria për tu dukur se janë sa për të bërë diçka por janë thjeshtë humbje kohe dhe hapësire për ti dhënë qeverisë kohë për të vazhduar me vendime të dëmshme në aspektin ekomomik, social, por po ashtu edhe në atë politik nëpërmjet negociatave me Serbinë. Ne konsiderojmë se këto tryeza nuk janë zgjidhje dhe njëra nga arsyet pse ne nuk kemi marrur pjesë është për shkake të agjendës së paraparë dhe konsiderojmë se ajo çfarë duhet të bënim është të mobilizohemi si opozitë për të kërkuar rrëzimin e qeverisë për tu angazhuar për të i bërë numrat për ta rrëzuar qeverinë Haradinaj. Në fakt këto tryeza më së shumti I konvenojnë qeverisë Haradinaj për shkak se është e qartë se qeveria aktuale nuk është e interesuar të shkojë në zgjedhje. Unë kuptova që kanë filluar një grup punues dhe konsiderojë se krejt kjo është në favor të qeverisë aktuale për të gjitha veprimet që I kanë bërë qeveria aktuale por edhe partitë që janë në pushtet, të gjitha ato të këqija që ja kanë bërë vendit .Konsiderojë se janë humbje kohe dhe nuk janë zgjedhje, ajo çfarë duhet të angazhohet si në pozitë është te kërkojmë rrëzimin e kësaj qeveri në Kuvendin e Republikën e Kosovës”, ka thënë Haxhiu.

Haxhiu theksoi se LDK-ja duhet të jetë më serioze sa i takon rrëzimit të qeverisë Haradinaj.

“Në fakt e çuditshme edhe qasja apo ndryshimi i LDK-së në këtë drejtim për faktin se kemi parë deklarata e mëhershme të kësaj partie dhe gradualisht janë tërhequr nga këto kërkesa për rrëzim të kësaj qeverie, duke përfunduar në tryeza të tilla dhe ti cilat i shkojnë për shtati qeverisë aktuale. LDK nuk është serioze dhe më shumë e ka për konsum politik , për arsye se me njërën këmbë është në opozitë e me njërën në qeveri, nuk mundesh me e thënë vetës opozitë kur vazhdimisht e përkrahë qeverinë dhe çështjet e dëmshme si demarkacioni, edhe sa ishte në pozitë LDK nuk e përkrahe ketë marrëveshje ,por në fakt ndodhi e kundërta edhe në opozitë pra konsiderojë se LDK nuk ka qasje serioze për rrëzimin të kësaj qeverie janë më shumë për konsumi publik”.

“Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me opozitën në këtë drejtim edhe me LDK edhe me pjesën tjetër të opozitës. Ne duhet të I kemi vota të kemi qasje serioze dhe duhet te jemi të sigurte që i kemi 61 vota sepse në qoftë se rrëzimi i kësaj qeverie dështon atëherë edhe 3 muaj të tjerë nuk kemi të drejtë të parashtrojmë një tjetër. Prandaj duhet të bëjmë

strukturimin e hapave me opozitën, fakti se ne nuk mund të bashkëpunojmë me qeverinë e cila është përgjegjëse për të gjitha dëmet që I ka bërë për vendit. Prandaj konsiderojmë se nuk kemi arsye për këto tryeza të tilla janë thjeshtë humbje kohe”, ka përfunduar deputetja Albulena Haxhiu.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test