Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Korrigjimi i kufirit me Malin e Zi ka nisur, por nuk kryhet brenda pak javësh

Nga: klankosova Më: 8 maj 2018 Në ora: 16:59
Kryeministri, Ramush Haradinaj,

Kryeministri, Ramush Haradinaj, ka folur në konferencën pas mbledhjes së Qeverisë për procesin e korrigjimit të kufirit Kosovë – Mali i Zi.

“Korrigjimi është proces që ka filluar. Vija shënjohet nga  të dy palët dhe të dy palët kemi interes”.

“Sa më shpejt që kryhet është më mirë për të dy palët. Është proces, nuk parashihet të kryhet për pak javë, por bazën e ka të qëndrueshme”, ka thënë Haradinaj, njofton Klan Kosova.

Pastaj, Haradinaj ka folur për uljen rrogave në PTK, që ka thënë se duhet të ndodhë në mënyrë që kjo ndërmarrje të shpëtohet nga bankrotimi.

“Për qejf ua kisha rrit rrogat, jo veç atyre por të gjithëve në Kosovë. Qeveria po provon që kjo kompani të mbijetojë. Ulja e pagave, shpenzimeve është bërë që telekomi edhe një herë të mund të jetë ne vete – profitabil”.

“Nëse s’e kam mirëkuptimin e sindikatave, bordit , është në rregull, nëse janë që kompania të mbijetojë duhet të ndërmarrim masa. Ulja do t’i përfshijë të gjithë”./Klan Kosova/

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test