Na ndiqni

Aktuale

Hykmete Bajrami: LDK-ja e para bindshëm – partia e dytë sa gjysma jonë; mocioni i votëbesimit skenar real

Nga: Klan Kosova Më: 7 maj 2018 Në ora: 19:28
Hykmete Bajrami

“Po të mbaheshin zgjedhjet tash, Lidhja Demokratike do të fitonte bindshëm”, ka thënë deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami.

“Partia e dytë nuk është as sa gjysma jonë”.

“Të gjitha sondazhet na qesin partinë e parë. Sipas matjeve të fundit ne nuk do të kemi nevojë për Partinë Demokratik të Kosovës fare që të bëjmë koalicion”.

Ajo ka folur edhe për mundësinë që LDK-ja ta rrëzojë qeverinë. Ka thënë se votëbesimi është opsion.

“Janë edhe dy-tri parti parlamentare që do t’i organizojnë tryezat për partitë. Nëse dështojnë këto tryeza, atëherë LDK-ja e ka opsionin e mocionit të votëbesimit”.

“Nëse ju keni qeveri me Listën Serbe, përse edhe një parti tjetër mos ta shfrytëzojë votën e tyre?” i ka thënë Bajrami deputetes së PDK-së, Blerta Deliut, derisa po debatonin në Info Magazine.

“Madje ka mundësi që nuk na nevojiten fare votat e Listës Serbe, pasi kemi përkrahje nga partitë shqiptare”.

Klan Kosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test