Na ndiqni

Aktuale

Zyrtari i VV-së: E paska fitue Kaqusha komunën e Prishtinës a?

Nga: Mediat Shqiptare Më: 7 maj 2018 Në ora: 10:10
Pamje nga takimi mes GDP-së dhe zyrtarëve të PSDK-së

Avni Zogiani nga Vetëvendosje përmes rrjetit të tij social ka bërë një pyetje publike se a e ka fituar Kaqusha Jashari komunën e Prishtinës.

Kjo vije, pasi që Partia Social Demokrate e Kosovës (PSDK) e cila drejtohet nga Kaqusha Jashari ka nënshkruar ditë më parë marrëveshje me Grupin e Deputetëve të Pavarur.

Grupi i Deputetëve të Pavarur pritet që shumë shpejt ta themelojë subjektin e tyre politik. Ditë më parë në një konferencë për media ata kanë prezantuar deklaratën e parimeve.

Deputetët të cilët e përbëjnë këtë grup janë: Aida Dërguti, Visar Ymeri, Faton Topalli, Fisnik Ismaili, Dukagjin Gorani, Driton Çaushi, Dardan Sejdiu, Frashër Krasniqi, Dardan Molliqaj, Besa Baftiu, Salih Salihu dhe Shqipe Pantina.

Derisa dihet se edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmetit, tashmë edhe zyrtarisht është larguar nga Vetëvendosje.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test