Na ndiqni

Aktuale

Ramush Haradinaj pa guxim, hedhë topin te Albin Kurti!

Nga: Bota sot Më: 7 maj 2018 Në ora: 08:09
Ramush Haradinaj, Albin Kurti

Gjatë javës së kaluar, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, edhe njëherë ka tentuar të heq nga vetja përgjegjësitë me të cilat ngarkohet si udhëheqës i vendit.

Ai ditë më parë në një emision televiziv, ka thënë se kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, mund t’i udhëheqë bisedimet me Serbinë. Një gjë të tillë e kishte propozuar edhe deputeti i Nismës Socialdemokrat,  Milaim Zeka, duke thënë se udhëheqës të bisedimeve me Serbinë do të duhej të ishte kryetari Albin Kurti.

Por, a është e gatshme Vetëvendosje dhe kryetari i saj Albin Kurti t’i marrë në dorë bisedimet e “nxeha” me Serbinë?

Të kontaktuar nga “Bota sot”, shumë deputetë nga Vetëvendosje kanë refuzuar që të flasin në lidhje me këtë çështje.

Ndërsa, njohës të çështjeve politike vlerësojnë se Qeveria është e dirigjuar nga Hashim Thaçi dhe ai po mundohet që ta shtrijë edhe me gjerë tërë përgjegjësinë e dëmeve që ia ka sjellë Kosovës gjatë bisedimeve me Serbinë në Bruksel.

Sipas tyre, Haradinaj po kërkon që me çdo kusht ta përfshijë edhe opozitën respektivisht VV-në, e cila në vazhdimësi ka kundërshtuar marrëveshjet e arriturat të cilat i kanë sjellë çdo herë dëm Kosovës.

Sipas tyre, se një gjë e tillë assesi nuk do të ndodhë që Kurti të përfshihet në bisedime me Serbinë.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test