Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj viziton të lënduarit e aksidentit me autobus në Pejë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 maj 2018 Në ora: 20:52
Pamje nga vizita

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj së bashku me ministrin e Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvendësministrin e Shëndetësisë, Ali Berisha kanë vizatuar Spitalin Rajonal të Pejës ka parë nga afër të aksidentuarit e aksidentit me autobus në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël.

Ai ka thënë se për së afërmi mjekët e spitalit më informuan për të gjitha zhvillimet rreth këtij aksidenti të frikshëm.

Postimi i plotë:             

Sonte i shoqëruar nga ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, vizitova Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti me autobus në rrugën Istog -Pejë, fshati Jabllanicë e vogël.

Për së afërmi mjekët e spitalit më informuan për të gjitha zhvillimet rreth këtij aksidenti të frikshëm.

Në spital takova edhe disa nga 11 pacientët që kanë mbetur për trajtim. Atyre si edhe të tjerëve u uroj shërim të shpejtë.

Dua të falenderoj edhe njëherë ekipin e mjekëve dhe shërbimin spitalor për kujdesin dhe punën e mirë ndaj pacientëve dhe jam i kënaqur me punën profesionale të stafit mjekësor të Spitalit të Pejës.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test