Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj viziton të lënduarit nga aksidenti në Pejë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 maj 2018 Në ora: 19:21
Ilustrim

Kryeministri Ramush Haradinaj pritet që të vizitojë Spitalin Rajonal të Pejës, ku po trajtohen të lënduarit nga aksidenti me autobus që ka ndodhur ditën e sotme në rrethinën e këtij qyteti.

Kryeministri do të shoqërohet nga një ministër dhe një zëvendësministër. Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj dhe zëvendësministri i Shëndetësisë, Ali Berisha, nga ora 19:30 do të vizitojnë të lënduarit nga aksidenti, numri i të cilëve deri në këto momente raportohet të jetë 32.

Ishte kryeministri Haradinaj ai që pak më parë ka ndarë detaje nga raporti policor, duke bërë të ditur se në këto momente 21 persona janë liruar me dëshirë dhe në përcjellje të familjarëve përderisa në repartin ortopedik janë 11 pacient nga të cilët 4 raste do të vazhdojnë trajtimin mjekësor përderisa për të tjerët ka kërkesë që të lirohen për të vazhduar trajtimin në shtëpi.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur Dedesh të komunës së Pejës. Spitali i Përgjithshëm i kësaj komune ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test