Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Të aksidentuarit në Pejë nuk janë në rrezik jete

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 maj 2018 Në ora: 16:47
Spitali i Pejës

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka njoftuar se me vëmendje po i përcjellë të gjitha zhvillimet në Spitalin Rajonal të Pejës, ku po trajtohen personat e lënduar pas aksidentit të autobusit në Dedesh të këtij qyteti.

“Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetësisë, Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete. Falënderoj personelin e Spitalit Rajonal të Pejës për reagimin e shpejtë dhe profesional për t’u dalë në ndihmë të aksidetuarve”, ka shkruar ai në facebook

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test