Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj thotë se po i përcjellë me vëmendje zhvillimet në Pejë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 5 maj 2018 Në ora: 16:30
Ramush Haradinaj

Pas aksidentit të autobusit që ndodhi në Pejë, ka reaguar edhe kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ku u shpreh se është duke i përcjellur të gjitha zhvillimet në Spitalin Rajonal të Pejës ku po trajtohen personat e lënduar pas aksidentit të autobusit në Dedesh të këtij qyteti.

“Me të marrë vesh për rastin menjëherë kam dërguar zëvendësministrin e shëndetsisë z. Ali Berisha, i cili me informoi se janë 24 persona të lënduar që po marrin trajtim dhe për fat asnjë nga ta nuk janë në rrezik jete”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Në Spitalin e Pejës janë dërguar për trajtim 31 pacientë që janë me lëndime të ndryshme pas fatkeqësisë së komunikacionit. Kryeministri i ka falenderuar personelin e Spitalit në Pejë për reagimin e shpejtë dhe profesional për tu dalë në ndihmë të aksidetuarve. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test