Na ndiqni

Aktuale

Deputeti i LDK-së: Haradinaj e përbuzi Kasumin, por ja çfarë do të bëjë qeveria e ardhshme

Nga: Bota sot Më: 5 maj 2018 Në ora: 14:28
Ismail Kasumi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Osmani thotë se Ismail Kasumi është një hero i gjallë, i cili me profesionalizmin e tij u përkushtua në gjetjen e trupave të 547 qytetarëve të mbytur në ujërat e Kosovës.

Ai thotë se kreu i qeverisë e përbuzi Kasumin në kohën kur duhej të kërkohej nga ai këshilla dhe ndihma profesionale.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani kërkon që zhytësit Kasumi t’i ndahet dekoratë për mirënjohje jetësore nga Qeveria e ardhshme demokratike, që sipas tij, do ta formoj Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Ja postimi i plotë i deputetit të LDK-së:

Për mua, Ismajl Kasumi me profesion zhytës, është një hero i gjallë, i cili për vite të tëra, ia kushtoj sporteve në ujë, dhe me profesionalizmin e tij u përkushtua në gjetjen e trupave të 547 qytetarëve të mbytur në ujërat e Kosovës gjithandej, dhe gjithmonë u solidarizua me familjet e të mbyturve duke mos i lënë nën ankthin e pritjeve.

Ismajl Kasumi për sakrificën, angazhimin dhe humanizmin e tij jetësor, të dëshmuar tashmë, në çdo shtet demokratik, do të vlerësohej e do merrte mirënjohjet më të mëdha, për humanitet; por këtë unë nuk mund ta kërkoj nga kjo qeveri ekzistuese, ngase pikërisht kreu i qeverisë e përbuzi në kohën kur duhej të kërkohej nga ai këshilla dhe ndihma e tij profesionale.

Unë, do të kërkoj t’i ndahet dekoratë për mirënjohje jetësore për Ismajl Kasumin nga Qeveria e ardhshme demokratike që do ta formoj Lidhja Demokratike e Kosovës. Respekt dhe mirënjohje të përhershme!

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test