Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj, mburojë e ministrave nën akuzë

Më: 5 maj 2018 Në ora: 08:11
Ramush Haradinaj

Kryeministri Ramush Haradinaj është kthyer në mburojë të anëtarëve të kabinetit qeveritar, ndaj të cilëve janë ngritur aktakuza ose janë duke u zhvilluar hetime. Të premten, ai ka dhënë garanci se pjesë e kabinetit qeveritar do të mbeten vartësit që kanë probleme me ligjin, përfshirë tre ministra kundër të cilëve, një ditë më parë, Prokuroria Speciale ka nisur hetime rreth dyshimeve që e përcjellin procesin e privatizimit të distribucionit të KEK-ut.

Ministrat që janë duke u hetuar për këtë proces privatizimi, nëpërmjet të cilit ishin dhënë edhe katër hidrocentrale, janë: ministri i Financave, Bedri Hamza, ministri i Inovacionit, Besim Beqaj, dhe ministri i Diasporës, Dardan Gashi.

Të tre ishin ministra gjatë kohës së privatizimit. Hamza edhe atëherë ishte ministër i Financave, Beqaj drejtonte Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik e Gashi Ministrinë e Mjedisit..

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test