Na ndiqni

Aktuale

Jep dorëheqje një nga njerëzit më të lartë të AAK-së

Më: 4 maj 2018 Në ora: 20:44
Ramush Haradinaj, kryesia e AAK

Sekretari Ekzekutiv i AAK-së, Valon Tolaj ka dhënë dorëheqje nga detyra që e mbante në parti. Tolaj ka thënë se arsyeja e kërkesës është krejtësisht personale e familjare, dhe nuk ndërlidhet me asnjë rrethanë apo proces në AAK.

“Të dashur miq e kolegë të Aleancës,

E ndjej obligim t’ju informoj mbi kërkesën që sot i kam bërë Kryetarit të AAK, z. Ramush Haradinaj, për lirim nga detyra e Sekretarit Ekzekutiv të AAK.

Arsyeja e kërkesës është krejtësisht personale e familjare, dhe nuk ndërlidhet me asnjë rrethanë apo proces në AAK.

Unë, do të vazhdoj të jem pjesë e Aleancës dhe mbeshtetës i vizionit politik të Kryeministrit Ramush Haradinaj.

Për mbështetjen dhe bashkëpunimin e deritanishëm, falënderoj të gjithë miqtë e kolegët të cilët janë shumë, në të gjitha strukturat organizative të AAK.
Kam qenë i nderuar me punën e përbashkët dhe bashkepunimin me të gjithë, pa përjashtim” shkruan Tolaj në njoftim.

Indeksonline
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test