Na ndiqni

Aktuale

LDK reagon ndaj ftesës së Veselit: Temë e diskutimeve të jetë edhe data për zgjedhjet

Më: 4 maj 2018 Në ora: 17:21
Tryeza e partive politike.

Lidhja Demokratike e Kosovës, ka reaguar ndaj ftesës së kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës, për tryezën e partive politike.

Zyrtarë të kësaj partie thonë se në parim ata janë që të diskutohet për temat e mëdha, ndërsa lidhur me një përgjigje për ftesën e Veselit, do të njoftojnë në ditën në vazhdim.

Deputeti dhe sekretari i LDK-së, Ismet Beqiri ka thënë se temë e këtyre diskutimeve duhet të jetë edhe data e zgjedhjeve të parakohshme.

“Natyrisht se në parim jemi që të marrim pjesë në takime ku diskutohet për tema të interesit nacional, pasi edhe vet kemi iniciuar takime të tilla, por lidhur me ftesën e Veselit, opinioni do të njoftohet në ditët në vazhdim. LDK kërkon që temë e këtyre diskutimeve të jetë dhe data e zgjedhjeve të parakohshme”, ka thënë Beqiri.

Kryetari i PDK-së, Kadri Veseli sot u ka dërguar ftesë partive politike për mbajtjen e një tryeze të përbashkët, ku siç thuhet në ftesë për të diskutuar për temat: Fazën përfundimtare të dialogut për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi; Hartimin e Statutit për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe; Agjendën e Integrimeve Evropiane; Formimin e Ushtrisë së Kosovës; Reformën Zgjedhore.

Javën e kaluar me ftesë të LDK-së, ishte mbajtur një tryezë mes partive politike. Pas këtij takimi u tha se janë dakorduar që takimet e tilla të vazhdojnë dhe të thirren me rotacion nga secila parti.

Lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test