Na ndiqni

Aktuale

Hoti: Të vetëdijesohemi, temat nacionale s’mund të adresohen me Qeverinë e pakicës

Nga: Kosovapress Më: 4 maj 2018 Në ora: 10:58
Avdullah Hoti

(E plotësuar) - Shefi i grupit parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Avdullah Hoti, lidhur me temat që do të diskutohen në tryezën e subjekteve politike të martën e javës së ardhshme, ka deklaruar se temat e rëndësisë nacionale nuk mund të adresohen me Qeverinë që nuk e ka shumicën në Kuvendin e Kosovës.

Hoti tha se të gjitha subjektet politike të vetëdijesohen për krizën institucionale që gjendet vendi tash e sa javë. Sipas tij, Kuvendi i Kosovës është bërë jofunksional.

Hoti: Një marifet të ri në Kuvend

“Kemi dëgjuar edhe një marifet të ri në Kuvend që pozita kushtëzon opozitën që të jenë prezent për të votuar bordet e ndryshme që propozohet nga pozita, që tregon pafuqinë e pozitës për të quar përpara programin e vet qeverisës....qeveria po ashtu është funksionale, secili punon për hesap të vetin, plot partner në koalicion që nuk kanë asnjë koordinim në mes vete, nuk ka llogaridhënie “, ka thënë ai.

Sipas Hotit, duke pas parasysh gjendjen aktuale, LDK pret që në tryezën e ardhshme e subjekteve politike, e cila do të mbahet të martën e javës së ardhshme, të konkretizohen temat e tryezës që kanë filluar gjatë javës së kaluar.

Hoti: Qeveria nuk mund të funksionojë

“Të konkretizojë temat e tryezës që ne kemi filluar javën e kaluar, pra të arrijmë me një konkludim që vendi është në një krizë institucionale, Qeveria nuk i ka shumicën e nevojshme në Kuvendin e Kosovës dhe rrjedhimisht nuk mund të funksionojë dhe duhet të ulemi dhe të bisedojmë se si të dalim nga kjo gjendje”, tha Hoti.

Kurse, lidhur me temat që ka caktuar kryetari i PDK-së, Kadri Veseli, ai tha se me këtë qeverisje nuk mund të diskutohen temë temat nacionale.

Hoti: Temat e rëndësisë nacionale s’mund të adresohen me Qeverinë e pakicës.

“Duhet të pajtohemi dhe të vetëdijesohemi të gjitha forcat politike se këto tema nuk mund të adresohen në këtë format të qeverisjes. Pra për të adresuar ato tema të rëndësisë nacionale duhet institucione të qëndrueshme që flasin në emër të shumicës së qytetarëve të Kosovës. Tash e kemi një qeveri të pakicës, e cila nuk flet në emër të shumicës së qytetarëve të vendit. Në sistemet demokratike qeveria flet në emër të shumicës së qytetarëve, nëse nuk e ka këtë mbështetje të ulemi dhe të shohim se si të dalim nga kjo tryezë“, tha ai.

Hoti u ndal edhe te vendimi tha se ishte i bindur që do të fitohet rasti në AXOS, pasi ka qenë vendosmëria e qeverisë Mustafa që ka ruajtur miliona euro. 

Hoti: I kemi rezistuar presionit

“I kemi rezistuar presionit që ne si Qeveri e Kosovës të arrijmë marrëveshje atëherë me këtë kompani për kompensim i një pjese të dëmit ngase kemi qenë të bindur se si shtet, si qeveri kemi të drejt në këtë. Sigurisht tash Telekomi i Kosovës është në vështirësi të mëdha financiare për të cilat ne nuk mund të bëjmë asgjë tash si parti opozitare që ta shpëtojmë nga falimentimi këtë kompani. Na vjen keq që ka pasur tendenca që të arrihet marrëveshje me AXOS por kjo çështje përfundimisht është mbyllur “, ka thënë ai.

Në fund, Hoti tha se pret që delegacioni i BE-së të vjen me një vlerësim pozitiv rreth luftës kundër korrupsionit, që është kushti i vetëm për liberalizimit të vizave, megjithatë tha se ka dyshimet e veta, duke parë se si po qeveriset vendi.

Konferenca e LDK-së (Drejtpërdrejt)

Lidhja Demokratike e Kosovës po mban konferencën e rregullt javore për media.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test