Na ndiqni

Aktuale

Zeka: S’po ju kuptoj juve PDK-LDK që po rrokeni për pejgamberin tuaj

Nga: Mediat Shqiptare Më: 3 maj 2018 Në ora: 17:50
Milaim Zeka

Deputeti i NISMA-së, Milaim Zeka pas përballjeve të fuqishme mes deputetes së LDK-së, Vjosa Osmani dhe atij të PDK-së, Memli Krasniqi se cila prej partive që ata përfaqësojnë janë fajtore për proceset që kanë dëmtuar vendin tonë, tha se përplasja mes tyre është e pakuptimtë pas koaliconit qeverisës mes këtyre dy partive.

Sipas tij, deputetët që e ofendojnë presidentin Hashim Thaçi, janë përkrahësit më të mëdhenj të zgjedhjes së tij si president i Republikës së Kosovës.

Ai theksoi se Hashim Thaçi tashmë është në kulmin e karrierës së tij dhe e gjitha falë Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Unë s’po ju kuptoj PDK edhe LDK, jeni rrok dy parët për pejgamberin e juaj që është Hashim Thaçi. Ju jeni kon ata që e keni flladitë PDK-në sa herë kanë dashtë me jep shpirt PDK-ja ju ja keni kthy shpirtin. Kam nganjëherë përshtypjen se ata që e shajnë ma së shumti Hashim Thacin si Bajram Geci janë kanë lobuesit ma të mëdhenj me u zgjedhë Thaçi president. Krejt këto provcese i keni pru bashkërishtë. Hashim Thaçi karrierën e tij politike e ka qu maje qiellës, u bo kryeministër, e lexoi deklaratën e pavarësisë, u bo president, krejt i ka bo tu ju driblu juve.”, tha Zeka.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test