Na ndiqni

Aktuale

Haziri ironizon rëndë Haradinajn

Nga: Mediat Shqiptare Më: 2 maj 2018 Në ora: 19:44
Ramush Haradinaj

Analisti  politikë, Nexhat Haziri ka ironizuar rëndë kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj lidhur me zëvendësministrat, pas deklaratës së përfaqësueses së BE-së në Kosovë Natalya Apostolova.

Postimi i plotë:

Apostolova: Sa paguani 75 milionë euro paga për zëvendësministrat, bëni reforma

-Ramushi:Çka jane ato, nashta kom hanger noj her'

Ndërsa, Apostolova ka “thumbuar” kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj në prezantimin e Raportit të Rishikimit, i cili u prezantua nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MAShT).

“Është me rëndësi që këto rekomandime  që GIZ i ka bërë që  të merren seriozisht. Pastaj varet sa i përkushtuar është ministri dhe ekipi i tij ti realizoj këto reforma. Që për MASHT të jetë llogaridhënia. Kemi nevojë për përkushtimin e Ministrisë së financave dhe Administratës publike sepse disa reforma që flasin këtu, do t’i prekin dhe sferat e tyre.  Është e dhimbshme kur flasim për administratën publike. Kosova  është vendi që ka 80 zv/ ministra. S’po dua të bëjë krahasime me vendet tjera në regjion. Por,  kuptoni çfarë dua të them. Në administratën publike në reformë të saj, kur ne shpenzojmë buxhetin ne mbështetjes më të madhe diku 75 milion. Ne dëshirojmë të shohim që këto para të përdoren për reformë të mirëfilltë, e jo vetëm për paga të zv ministrave”, tha ajo.   

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test