Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Kompanitë e Kosovës t’i mbështesin më shumë prodhimet vendore

Nga: klankosova Më: 2 maj 2018 Në ora: 15:55
Ramush Haradinaj, në ceremoninë e 30 vjetorit të themelimit të kompanisë “Elkos Group”

“Kompanitë e Kosovës duhet t’i mbështesin më shumë prodhimet vendore. Hapja e vendeve të reja të punës dhe zhvillimi ekonomik është prioritet i Qeverisë së vendit”, kështu tha kryeministri, Ramush Haradinaj, në ceremoninë e 30 vjetorit të themelimit të kompanisë “Elkos Group”, që udhëhiqet nga themeluesi Ramiz Kelmendi.

Ai tha se na duhet angazhim dhe vullnet i secilit, që Kosovën ta bëjmë vend që prodhon dhe eksporton më shumë dhe këtë punë më së miri e bënë sektori privat.

Po ashtu, kreu i ekzekutivit theksoi faktin se nuk ka qenë e lehtë të fillohet një ngritje ekonomike në një zonë të shkatërruar nga lufta në Pejë, e në përgjithësi në Dukagjin.

“Ka qenë guximi i tij personal, një punë vetëmohuese, një angazhim çdo herë i pandalur që e ka mundësuar rritjen ekonomike. Ajo që na bënë krenar të gjithë neve është fakti se Kosova ka një kompani me këta parametra që u treguan dhe kjo është krenari e gjithë neve” , tha kryeministri Haradinaj, duke theksuar se falë këtij angazhimi kjo kompani sot operon edhe në Maqedoni, Shqipëri e Mal të Zi.

Pronari i Kompanisë “Elkos Group”, Ramiz Kelmendi para të pranishmëve të shumtë, bëri një prezantim të shkurtër të fillimeve të karrierës, sfidat nëpër të cilat ka kaluar për të ardhur deri te suksesi që e ka sot kompania e tij.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test