Na ndiqni

Aktuale

Kryeministri edhe sot shkon në vendin ku po bëhen kërkimet për dy policët

Më: 2 maj 2018 Në ora: 10:38
Ramush Haradinaj

Kryeministri I Kosovës Ramush Haradinaj sot sërish do të shkojë në Han të Elezit, atje ku që nga e shtuna po kërkohen dy policët të cilët me veturën e tyre zyrtare kanë rënë në lumen Lepenc.

Policët Armend Trena dhe Malsor Dashi që nga dita e shtunë rezultojnë të zhdukur pasi që siç ka thënë Policia janë vetaksidentuar dhe kanë rënë në lum.

Vetura është nxjerrë nga uji qysh natën e parë ndërsa deri më sot nuk ka asnjë gjurmë të dy policëve.

Kërkimet për t’i gjetur trupat e tyre kanë filluar edhe sot ndërsa dje kryeministri Haradinaj ka thënë se do të kërkojë nga Maqedonia edhe zyrtarisht për të bërë kërkime në pjesën e tyre.

Vizita e Haradinajt në vendin ku janë duke u bërë kërkime është paralajmëruar për në orën 17:00.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test