Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj takon përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Nga: Mediat Shqiptare Më: 1 maj 2018 Në ora: 17:53
Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës

Me rastin e ditës së punëtorëve kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka takuar përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës.

Haradinaj ka theksuar se kërkesat e tyre do të adresohen në Mbledhjen e radhës së Qeverisë.

Sot, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Punëtorëve, takova përfaqësuesit e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës. Nga afër dëgjova kërkesat e tyre dhe u zotova se këto kërkesa do të adresohen në Mbledhjen e radhës së Qeverisë.

Qeveria do të jetë partner i sindikatave në mbrojtje të të drejtave të punëtorëve, si ndërtues të së ardhmës së Kosovës.

RH

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test