Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj thotë se do ishte i nderuar të takohej me Rajoy

Nga: klankosova Më: 30 prill 2018 Në ora: 11:31
Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se  Kosova kurrë nuk do të njohë pavarësinë e Katalonisë

Ai në një intervistë për të përditshmen spanjolle  “El Pais” ka thënë se që Spanja ta pranojë Kosovës si vend të Bashkimit Evropian, transmeton Klan Kosova.

Shefi i Qeverisë kosovare ka deklaruar mes tjerash  se do të ishte “një nder për të përshëndetur zotin Rajoy, sepse siç tha ai “ne do të kemi shumë për të diskutuar, për shembull ekonominë, ose bashkëpunimin kulturor.”

Homologu spanjoll i Haradinajt, Mariano Rajoy kishte deklaruar së fundmi se do vendos veto ndaj deklaratës evropiane ku përfshihej edhe Kosova, e cila pritet të nënshkruhet në Samitin BE- Ballkani që do mbahet më 17 maj në Sofje.

Këtë kreu i ekzekutivit kosovar e ka vlerësuar si një gjë të panevojshme.

klankosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test