Na ndiqni

Aktuale

LDK-ja u jep 3 javë afat partive

Nga: Koha Më: 28 prill 2018 Në ora: 20:26
LDK

Vetëm brenda kësaj jave, së paku tri tryeza janë organizuar nga partitë politike dhe shoqëria civile, ku janë diskutuar temat e njëjta.

Të tilla pritet të ketë së paku çdo javë, tash kur është vendosur që të gjitha partitë me rrotacion të thërrasin tryeza në kërkim të pajtimit për temat e mëdha, raporton KTV.

LDK-ja të mërkurën e nisi dhe e përfundoi radhën e saj të takimeve, ndërsa pasuese pritet të jetë PDK-ja.

Por, në LDK thonë se nuk do të presin gjatë nëse nuk do të ketë rezultate nga këto takime.

Por, politologu Ramush Tahiri thotë se në tryeza të tilla vetëm po blihet kohë e sipas tij edhe vetë LDK-ja nuk është e gatshme për zgjedhje.

Ai nuk beson që LDK-ja do të bëjë mocion mosbesimi ndaj qeverisë.

Në tryezën e thirrur nga LDK-ja të mërkurën janë diskutuar shumë çështje, përfshirë dialogun, asociacionin, ushtrinë por edhe zgjedhjet e parakohshme.

Megjithatë, ky takim përfundoi vetëm me marrëveshje për çështje teknike, që takimet të vazhdojnë e të njëjtat të jenë me rrotacion.

Koha
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test