Na ndiqni

Aktuale

Policia e Serbisë arreston ushtarin serb të FSK-së, vjen reagimi i Ramush Haradinajt

Nga: Blic Më: 28 prill 2018 Në ora: 15:18
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj në një postim në facebook ka bërë të ditur se një ushtar serb i FSK-së po mbahet i arrestuar nga policia serbe.

Haradinaj ka shprehur shqetësime në lidhje me këtë akt.

“Që nga dita e djeshme, ushtari i FSK-së, Milosh Shoshiq (i përkatësisë serbe), po mbahet i arrestuar nga policia serbe në vendkalimin kufitar në Konçul. Për këtë veprim shpreh shqetësimin tim dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës”, ka shkruar Haradinaj në facebook.

Shefi i qeverisë kosovare ka thënë se ky veprim është në kundërshtim me qeverinë e Kosovës, dhe bashkësinë ndërkombëtare.

“Kjo praktikë është në kundërshtim të plotë me të gjitha angazhimet që Qeveria e Kosovës, bashkë me bashkësinë nderkombëtare, ka pasur në dy dekadat e fundit për integrim të plotë të komunitetit serb në institucionet e Kosovës. Do t’i qëndrojmë pranë familjes Shoshiq”, ka thënë kryeministri Haradinaj.

Arrestimin e ushtarëve serbë që janë pjesë e FSK-së e kishte paralajmëruar Marko Gjuriq.

Ai ditë më parë kishte thënë se këta ushtarë do të arrestohen dhe do të dënohen sipas ligjeve serbe.

Blic
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test