Na ndiqni

Aktuale

LDK bën homazhe pranë përmendores së personave të zhdukur

Nga: Mediat shqiptare Më: 27 prill 2018 Në ora: 10:09
Grupi Parlamentar i LDK-së ka bërë homazhe pranë përmendores

Grupi Parlamentar i LDK-së ka bërë homazhe pranë përmendores së dedikuar personave të zhdukur para ndërtesë së kuvendit, me rastin e Ditës së të Pagjeturve.

Shefi i Grupit Parlamentar të kësaj partie, Avdullah Hoti tha se duhet të bëhet maksimumi për tu përmbyllur fati i të pagjeturve..

“Në emër të GP të LDK-së në nderim të gjithë atyre që ende nuk janë të kthyer të familjeve e tyre, të kanë një vend për të vendosur lule”.“Është plagë e hapur, duhet bashkë të bëjmë maksimumin që të përmbyllet fati i të gjithë këtyre personave”.

Si pasojë e luftës së viteve 1998/1999 në Kosovë 6,057 persona janë raportuar si të zhdukur. Përderisa 4,407 janë identifikuar 1,650 ende mbesin të pagjetur.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test