Na ndiqni

Aktuale

Përfundon takimi në tryezën e LDK-së, do kemi rotacione për tryezat e ardhshme

Nga: Mediat Shqiptare Më: 25 prill 2018 Në ora: 16:40
Agim Veliu

(E plotësuar) - Ka përfunduar tryeza e LDK-së në të cilën kanë marr pjesë të gjitha partitë politike.

Pas takimit nënkryetari Agim Veliu tha se kanë diskutuar për  problemet aktuale që i  preokupojnë dhe është fat i mirë që tryezës i janë përgjigjur të gjitha subjektet politike që kanë dhënë këndvështrimin e vet për çështjet aktuale.

Veliu tha se janë marrë vesh që tryezat të fillojnë me një rrotacion.

“Secili subjekt e ka gatishmërinë që të organizojë tryeza të tilla. Tryeza e radhës mund te jetë javën e ardhshme. Në këtë takim se keni ftuar për të diskutuar për zgjedhjet por për të gjetur zgjidhje për çështjet. Vendi është në një krizë institucionale kjo qeveri nuk ka legjitimitet por jemi të interesuar që çështjet madhore t’i diskutojmë dhe për të gjetur zgjidhje. Janë përmend temat që janë të rëndësishme për Kosovën do të punojmë të gjejmë zgjidhje”, tha Veliu.

Nënkryetari i PDK-së  Memli Krasniqi tha se  përveç  qëndrimeve dhe bindjeve të përfaqësuesve që janë dakorduar që takimet e tilla të vazhdojnë  edhe  në të ardhmen.

Krasniqi tha se PDK mendon se s’është rendi  në këtë moment për zgjedhje të reja.

“Por nëse partitë që kanë interes për zgjedhje nëse e arrijnë shumicën ne jemi të gatshëm”, tha Krasniqi.

Edhe shefi i GPD Dardan Sejdiu tha se në këtë takim është diskutuar edhe cështja e zgjedhjeve ndërsa sipas tij edhe opozita si ka numrat për ta rrëzuar këtë Qeveri.

PDK është pro vazhdimeve të tryezave për zgjidhjen e krizës politike

Një takim e paralajmëron edhe Memli Krasniqi, por në një format tjetër të organizuar nga PDK.

Krasniqi e vlerësoi takimin e sotëm, por tha LDK nuk mund ta qojë vendin në zgjedhje.

“LDK nuk mund ta qoj vendin në zgjedhje, PDK mund ta bëj atë. nëse partitë tjera janë të gatshme për zgjedhje, edhe PDK do të jetë, mirëpo qëndrimi i PDK dhe dëshira është që vendi të mos shkoj më zgjedhje”, tha Krasniqi.

Të gjitha subjektet politike iu kanë përgjigjur ftesës së LDK-së për një tryezë të përbashkët.

Tryeza për zgjedhjet, PDK me ofertë për LDK-në, ja çka i ofron

Sipas burimeve, Memli Krasniqi ka thënë se LDK mund ta udhëheq dialogun me Serbinë. Oferta e PDK-së për LDK-në vie për arsye që vendi të mos shkoj në zgjedhje dhe të vazhdojë mandati kësaj qeverie.

Tryeza e LDK-së e mbyllur për publikun, ja partitë që po marrin pjesë

Shumica e partive janë pro vazhdimit të këtyre tryezave për një zgjidhje të ngërrçit politik.

Takimi pritet të zgjas rreth dy orë ose më shumë, ndërsa pas takimit përfaqësues të secilës parrti, pritet të deklarohen para mediave.

Sipas burimeve brenda takimit, është përfolur që këto tryeza të vazhdojnë edhe në ditët në vazhdim, që do të thotë se sot nuk pritet të merret ndonjë vendim i madh. 

Ka filluar të mbahet tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), ndërsa të pranishme janë të gjithë përfaqësuesit e partive politike në vend, si nga pozita dhe opozita.

Agim Veliu e ka hapur këtë takim, duke i falënderuar për pjesëmarrje të gjitha partitë, ndërsa ka kërkuar nga ata që të japin mendimin e tyre pë krizën politike që e ka kapluar vendin.

Të pranishëm në takim janë Agim Veliu i LDK-së, Glauk Konjufca i VV-së, Memli Krasniqi i PDK-së, Dardan Sejdiu i GDP-së, Bilall Sherifi i Nismas, Blerim Kuçi i AAK-së, Ilir Deda i Alternativës, Agim Bahtiri i AKR-së, Valon Murati i LB-së, Avni Islami i OBKD-së, Gëzim Kelmendi i Fjalës dhe minoritetet.

[Image] FOTO GALERI

Partitë që po marrin pjesë në tryezën e thirrur nga LDK-ja, deri më tani po marrin pjesë pothuajse të gjitha partitë politike.

Si nga koalicioni qeverisës (Nisma, AKR,PDK, AAK) po ashtu edhe partitë opozitare i janë përgjigjur ftesës së LDK-së.

Aty shihen edhe përfaqësues të Vetëvendosjes, dhe grupit të pavarur të deputetëve, e po ashtu edhe përfaqësues të minoriteteve..

Udhëheqës i tryezës është Agim Veliu, nënkryetar i LDK-së.

[Image] FOTO GALERI

Diskutimet në tryezën e LDK-së nuk mund t’i dëgjojë askush nga publiku. Kjo sepse tryeza do të jetë e mbyllur për media.

Deputeti i LDK-së Armend Zemaj ka thënë se mediat mund të marrin pamje në fillim të takimit e më pastaj secili nga pjesëmarrësit mund të japin deklarata pas tryezës.

LDK e ka ftuar këtë tryezë me qëllim që të diskutohet për situatën politike dhe mundësinë e caktimit të datës së zgjedhjeve të reja.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test