Na ndiqni

Aktuale

Anton Quni i përgjigjet Haradinajt: Dëmtimet në fytyrë i kam për shkak të luftës, po të mos isha...

Nga: Bota sot Më: 25 prill 2018 Në ora: 14:36
Deputeti i LDK’së Anton Quni

Nënkryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës, Nasim Haradinaj, gjatë një emisioni të mbrëmshëm, ka deklaruar se nuk brengoset kur reagon ndaj Anton Qunit, pasi ka thënë se ai nuk është plagosur kurrë në luftë.

Sipas deklaratave të Nasim Haradinaj, dhënë të martën ai tha se deputeti Anton Quni nuk ishte plagosur në luftë dhe ishte thjeshtë vetëm komandant i një batalioni në UÇK.

Por, deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Anton Quni, në një prononcim për “Bota sot”, i është përgjigjur deklaratave të Nasim Haradinaj.

Quni ka thënë se lëndimet në fytyrë i ka si pasojë e angazhimit në UÇK dhe se lëndimet në fytyrë nuk e bëjnë të ndihet keq, por janë dëshmia që bart se ai ishte aty kur vendi kishte nevojë.

“Po, dëmtimet në fytyrë i kam si pasojë e angazhimit tim në UÇK. Po të kisha qëndruar larg vijave të frontit, granatimeve, zonave të kontaminuara, të ftohtit dhe kushteve ekstreme për jetë, sot nuk do ti kisha vrragat në fytyrë. Nuk kam aplikuar për invalid të luftës, sepse, ndjehem 100% mirë me shëndet”, është shprehur deputeti Quni për gazetën “Bota sot”.

Ai ka treguar edhe detyrat që ka kryer gjatë luftës.

“Gjatë luftës kam kryer këto detyra, si: -Komandant i Batalionit Diverzanto Vëzhgues, -Shef i Operatives në GO-3 (br 131, br 134, BDV), -Shef i Shtabit të Brigades 138 "Agim Ramadani"”, ka theksuar Quni.

Më shumë
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test