Na ndiqni

Aktuale

PDK-ja injoron LDK-në: Nuk marrim pjesë në tryezën e Isa Mustafës

Nga: Zëri Më: 25 prill 2018 Në ora: 10:41
Xhavit Haliti

Tryeza e thirrur nga partia më e madhe opozitare (LDK), ku do të diskutohet për zgjidhjen e temave të mëdha nacionale, si dhe për organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, nuk pritet t’i mbledhë të gjitha partitë politike.

Xhavit Haliti  ka konsideruar se nuk ka asnjë arsye që PDK-ja të marrë pjesë në takimin e thirrur për sot nga LDK-ja.

“Unë mendoj që nuk ka nevojë të shkohet në takimet që i thërrasin partitë politike. Ne për takime të tilla e kemi Parlamentin e Kosovës dhe mund t’i diskutojmë çështjet në seancat plenare. Mund të bisedojmë, por mendoj që pozita nuk është e obliguar dhe nuk do të duhej të shkonte për të diskutuar në konferenca. Mendimi im është që nuk duhet marrë pjesë”, ka deklaruar Haliti.

Ai më tej e ka cilësuar si absurde ftesën e LDK-së për të marrë pjesë në këtë takim.

“Ato nëpër vendet që s’janë prej institucioneve mendoj që u takojnë bisedimeve mes OJQ-ve dhe institucioneve të Kosovës, partive politike, por mendoj që një parti duke qenë partia më e madhe parlamentare të kërkojë takim jashtë Parlamentit duket absurde”, ka theksuar ai.

Zëri
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test