Na ndiqni

Aktuale

Konjufca tregon planin e VV-së për ta rrëzuar Qeverinë

Më: 24 prill 2018 Në ora: 21:10
Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca

Shefi i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Glauk Konjufca ka bërë të ditur hapat fillestar të planit për rrëzimin e qeverisë Haradinaj

Konjufca ka thënë se, si hap të parë që duhet të bëjë opozita me 68 deputet të saj, është mbledhja e nënshkrimeve nga të gjithë deputetet për një votë mosbesimi, dhe pastaj kërkimi edhe i tri votave, të cilat mundësojnë rrëzimin e qeverise.

“Hapi i parë i cili duhet të bëjmë ne deputetët është mbledhja e nënshkrimeve nga të gjithë deputetet për një votë mosbesimi dhe më pas do të ishte shumë më e lehtë që të kërkojmë edhe tre deputet të tjerë, pasi tani opozita ka 58 deputet në taborin e saj dhe për të bindur tre deputet për të rrezuar qeverinë, duhet fillimisht të mblidhen nënshkrimet”, ka deklaruar Konjufca në Rubikon.

Konjufca ka thënë se nesër do ta propozojë këtë, pra do ta hedhë në tryezën e Lidhjes Demokratike të Kosovës për tu kryer hapi fillestar.

“Unë nesër do ta propozoj këtë, pra do ta hedhë në tryezë të LDK-së për tu kryer hapi fillestar, për të shkuar drejt hapit të LDK-së për të startuar me hapin e mocionit për vetëbesim”, ka thënë Konjufca.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test