Na ndiqni

Aktuale

A do të kandidojë Vjosa Osmani për kryetare të LDK-së, kjo është përgjigjia e saj

Më: 24 prill 2018 Në ora: 19:13
Vjosa Osmani

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, nuk ka mohuar as pohuar mundësinë që ajo të jetë një nga kandidatët për të marrë kreun e partisë.

Në Info Magazine, ajo ka thënë se LDK-së i duhet një kryetar që i fiton zgjedhjet me përqindje të lartë votash, duke insistuar që kjo temë nuk mund të hapet në parti para fundit të këtij viti.

“Është temë me interes. E kuptoj interesimin e mediave dhe të qytetaraëve, por nuk do të ndodhë asgjë deri vitin tjetër. Gazmend Muhaxheri ka folur për një gjë tjetër, për kandidaturën për kryeministër. Por për udhëheqës të LDK-së, tema do të hapet në vitin 2019”.

“Kam shumëçka për të folur për këtë gjë. Por në LDK kjo gjë nuk është temë. Unë për këtë çështje do të përgjigjem në vitin 2019. LDK-së i duhet një kryetar që i fiton zgjedhjet, me diferencë të thellë me partitë tjera. Pyetja është esenciale, me kë fitohen zgjedhjet me këtë diferencë”.

Klan Kosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test