Na ndiqni

Aktuale

Tryeza e LDK-së me liderët politik nesër në orën 13:00

Nga: Mediat Shqiptare Më: 24 prill 2018 Në ora: 15:26
Avdullah Hoti

Tryeza e thirrur nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), në të cilën janë ftuar të gjithë liderët e partive politike, do të mbahet nesër duke filluar në orën 13:00 në Kuvendin e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar, shefi i GP të LDK-së Avdullah Hoti, i cili ka thënë se ky takim do të mbahet prej orës 13:00, në sallën C301 në Kuvendin e Kosovës.

Ndryshe deri tani pjesëmarrjen në këtë tryezë,  ku pritet të diskutohet për caktimin e datës së zgjedhjeve dhe për temat tjera me rëndësi për vendin, e kanë  konfirmuar AAK, Nisma dhe Vetëvendosje. Ndërsa PDK ende nuk e ka konfirmuar.  Zyrtarë të kësaj partie kanë pohuar për KosovaPress, se vendimi për pjesëmarrje apo jo në këtë tryezë,  do të bëhet i ditur nesër.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test