Na ndiqni

Aktuale

Gazeta serbe: Platforma e Haradinajt e bën dialogun të pakuptimtë

Nga: lajmi Më: 24 prill 2018 Në ora: 09:29
Ramush Haradinaj

Dialogu i Brukselit do të bëhej i pakuptimtë nëse Kuvendi i Kosovës miraton platformën për dialogun me Beogradin e propozuar nga qeveria Haradinaj.

Megjithatë, kjo nuk do të thotë se duhet të përfundojnë bisedimet me palën serbe në selinë e BE-së.

Gazeta thotë se dokumenti i Ramush Haradinajt është i pakuptimtë pasi parashikohet që bisedimet në Bruksel të përfundojnë më njohje reciproke ndaj Kosovës, gjë për të cilën presidenti serb, Aleksandar Vuçiq nuk pajtohet.

Tutje, në shkrim thuhet se kjo lëvizje e Haradinajt ka ardhur pasi ka krizë në parlamentin e Kosovës me largimin e Listës Serbe nga ekzekutivi, dhe se ekziston mundësia që vendi të shkojë në zgjedhje të parakohshme.

lajmi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test