Na ndiqni

Aktuale

Gaxherri: LDK-ja transparente, Qeveria Haradinaj skandaloze

Nga: Klan Kosova Më: 23 prill 2018 Në ora: 22:47
Besa Gaxherri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka thënë se është me shumë me rëndësi që të caktohet data e zgjedhjeve të reja.

Në Zona B, Deputetja Gaxherri  tha se kjo duhet të ndodhë pasi sipas saj qeveria aktuale është skandaloze dhe ka të fshehta politike madje shkel Kushtetutën duke specifikuar çështjen e dialogut të Kosovës me Serbinë.

”Askush nga ju e asnjë parti tjetër se sa unë s’ka pasur privilegj me punuar me të për vite të tëra. Pretendoj dhe mundohem të ec në rrugën e ish – Presidentit Ibrahim Rugova”.

”Kemi të bëjmë me rrumbullakimin e temave të rëndësishme në këtë vend sepse kërkojnë debat teknik, së paku të ulemi në tryeza e të jemi të sinqertë”.

”Qeveria aktuale ka 52 vota. S’ka ndodh asnjëherë në histori të re të Kosovës të ketë një qeveri me këto vota. Edhe kushtimisht pa fsheh asgjë politikisht LDK ka 27 vota, Qeveria rrëzohet me 61 vota”.

”Ne kemi përgjegjësi të madhe, nëse ju pretendoni ta vazhdoni me zgjatë jetën e qeverisë me 52 vota me dëmtuar këtë vend, ajo është çështje e juaja”.

”Ne jemi shumë transparent. Atëherë do të shihet se kush e përkrah mocionin e kush jo”.

”Ne kemi menduar se mundemi të ulemi jo të filozofojmë por të veprojmë politikisht”.

”Edhe procesin e dialogut me Serbisë aq papranueshëm duan liderët e këtij vendi ta personalizojnë sa që është skandal vendi”.

”Ne Kuvendi kemi nxjerr dy rezoluta për dialogun me Serbinë. Ndërsa sot qeveria aktuale skandaloze që delegon të drejtën e vet tek presidenti e me Kushtetutë Kuvendi thërret kryeministrin”.

”Ne nuk mundemi me shkel në këto gjëra ku vërtetë individëve të caktuar ju teket cfarë të dojë e të takojë kë të dojë për çështje kaq të rëndësishme e Kuvendi të jetë i painformuar”.

Klan Kosova
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test