Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj: Është koha që të angazhohemi për një mjedis të shëndoshë

Nga: Mediat Shqiptare Më: 22 prill 2018 Në ora: 12:17
Ramush Haradinaj

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, me rastin e Ditës së Tokës, ka thënë se një ditë e tillë shërben që të ngritet vetëdija e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit dhe riparimin e dëmeve që i janë shkaktuar tokës.

Përmes Facebookut, Haradinaj shkruan se është koha që të angazhohemi për një mjedis të shëndoshë, nga i cili sipas tij varet cilësia e jetës tonë.

Ky është postimi i plotë i Haradinajt në Facebook:

“Dita e Tokës, e cila po shënohet sot në mbarë globin, na shërben ta ngrisim vetëdijen e përgjithshme që ta mbrojmë mjedisin dhe t’i riparojmë dëmet që i janë shkaktuar tokës. Duke e ruajtur ekosistemin, ajrin e ujin, bjeshkët tona, biodiversitetin, florën dhe faunën, sigurohemi se po e bëjmë më të mirën për vetën dhe brezat që vijnë. Është koha që të angazhohemi të gjithë për një mjedis të shëndoshë, nga i cili varet cilësia e jetës sonë”

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test