Na ndiqni

Aktuale

VV kundërshton platformën, LDK ndërton qëndrim

Nga: 21 media Më: 21 prill 2018 Në ora: 20:37
Hashim Thaçi, Federica Mogherini dhe Aleksandar Vuçiq

Derisa Vetëvendosja e kundërshton platformën qeveritare për dialogun, LDK-ja thotë se do dalë me qëndrim përt të.

“Është një dokument komplet joserioz, komplet i papranueshëm, edhe në aspektin politik, edhe kushtetues për faktin se tashmë është bërë kohë e gjatë prejse ka nisur procesi i dialogut me Serbinë dhe ne nuk kemi parë që nga ky dialog me Serbinë ka përfituar Kosova”, tha deputetja e Vetëvendosjes Albulena Haxhiu.

Ajo konstatoi se duhet të ketë dialog të brendshëm për dialogun e Brukselit.

“Së pari duhet të ketë një dialog të brendshëm se çfarë dialogu duam, pra për dialogun e jashtëm”, tha Haxhiu.

Edhe Ismet Beqiri, sekreetari i përgjithshëm i LDK-së komentoi për rtv21.tv platformën e Qeverisë së Kosovës për dialogun.

“Thjesht janë përsëritje të disa gjërave, realisht na i kishin caktu detyrat si Kuvend se çka me ba dhe nuk pashë diçka që ia vlen të thuhet edhe për të përshëndetur”, tha Beqiri.

Ai tregoi se LDK-ja do të ketë qëndrim për këtë platformë.

“Ne do të marrim një qëndrim të qartë, si do të sillemi, çfarë do të veprojmë”, tha Beqiri.

Sot edhe Marko Gjuriq, shef i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë e komentoi platformën qeveritare kosovare për dialogun e Brukselit.

“Nëse paraprakisht e çimentoni qëndrimin tuaj, shtrohet pyetja se cila është mundësia që të bëhet diçka”, tha Gjuriq për televizionin publik serb RTS.

Qeveria e Kosovës të enten paraqiti platformën për dialogun me Serbinë në Bruksel. 

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test