Na ndiqni

Aktuale

Kur Haradinaj thoshte se Thaçi nuk i ka as dy ditë shkollë

Më: 20 prill 2018 Në ora: 22:43
Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi

Sot në krye të shtetit, Ramush Haradinaj, kryeministër dhe Hashim Thaçi, president i vendit kanë një qasje krejt tjetër ndaj njëri-tjetrit për dallim nga dy vite më parë.

Kishte qenë viti 2016 kur Haradinajt e quante të pashkollë presidentin e sotëm të Kosovës. Hashim Thaçi sipas tij nuk i kishte as dy ditë shkollë.

“Çka më ka çuditë Hashim Thaçi është se thotë se është njëfarë historiani, qaty u pa që ai s’ka krye kurrë shkollë i ngrati. Përnime unë nuk besoj që ai njeri i ka bë dy ditë shkollë. Me fol për kufij, nuk besoj se ka ndonjë kufi më të përgjakshëm në Ballkan se Çakorri e ai është historian demek ‘unë e kam kryer histori’ e tash ai po thotë se nuk kemi humbë tokë se ka ardhur [kufiri] në Kuqishtë”.

“Nuk ka kufij që ka qenë arenë e luftimeve më shumë edhe mulla Idriz Seferi se edhe ajo ka me qenë temë andej ka Serbia”, kishte deklaruar Haradinaj kur po e komentonte qëndrimin e Thaçit për demarkacionin mes Kosovës dhe Malit të Zi.

Këtë deklaratë të Haradinajt e ka komentuar sot analisti Imer Mushkolaj.

“Dikur Ramushi thoshte për Hashimin se nuk i ka dy ditë shkollë. Qysh, pra, po ia beson fatin e vendit një të pashkolli? I njëjti brum”, ka shkruar Mushkolaj.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test