Na ndiqni

Aktuale

Haziri mohon se në LDK ka përçarje: Kurrë nuk kemi qenë më unik

Më: 20 prill 2018 Në ora: 21:36
Lutfi Haziri

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë që LDK është më unike se kurrë dhe se përqarjet e përfolura në publik në këtë parti nuk ekzistojnë brenda, por se ky është vetëm “vrojtim gazetaresk”.

“Nuk ka plasaritje mes kolegëve. Ka harmomi të plotë. Është vrojtim gazetaresk, s’ka të bëjë me LDK-në brenda”, ka thënë Haziri për tv21.

Ai ka thënë se në LDK kurrë nuk ka pasur unitet më të madh që prej vitit 2006 dhe se nuk do të ketë zgjedhje brenda partisë këtë vit, ngase zgjedhjet e brendshme LDK i ka në maj të vitit 2019.

Haziri ka thënë se mungesa e kreut të partisë, Isa Mustafa për disa muaj derisa ishte në shërim jashtë vendit, ka qenë zbrazëti, por me kthimin e tij në Prishtinë kjo zbrazëti, sipas Hazirit, është mbyllur.

Ai tha se zgjedhjet e brendshme në LDK do të mbahen vitin e ardhshëm, sipas orarit.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test