Na ndiqni

Aktuale

LDK del kundër Thaçit, së shpejti me një vendim

Nga: Mediat Shqiptare Më: 20 prill 2018 Në ora: 14:35
Avdullah Hoti

Kryetari i grupit parlamentar të LDK-së në Kuvendin e Kosovës, Avdullah Hoti ka komentuar platformën e re të dialogut me Serbinë.

Ai ka thënë lënia e dialogut në dorë të presidentit Thaçi reflekton pafuqinë e koalicionin të pakicës për të udhëhequr proceset madhore.

Postimi i plotë:

Platforma e re për dialog me Serbinë nuk definon temat, parimet dhe afatet. Nuk perfshihen ceshtjet kryesore: te pagjeturit, kompenzimi i demeve, kthimi i pensioneve etj.

Dialogu i lihet në dorë Presidentit, qe reflekton pafuqinë e koalicionin të pakicës për të udhëhequr proceset madhore.

LDK-ja do të marrë vendim, në konsultim me Grupin Parlamentar. Një gjë është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të dialogojë për çështje nacionale. Nuk do të lejojmë që njerëz të etur për pushtet, që nuk përfaqësojnë shumicën e qytetarëve të Kosovës, të dialogojnë në emër të Kosovës.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test