Na ndiqni

Aktuale

Gaxheri: Koaliconi i Muhaxherit me PDK’në, i paarsyeshëm dhe i panevojshëm

Nga: T7 Më: 19 prill 2018 Në ora: 23:12
Besa Gaxherri

Deputetja e Kuvendit të Kosovës nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, ka folur rreth zhvillimeve të fundit në partinë e saj.
Gaxherri ka thënë në emisionin “DPT Te Fidani”, në televizionin T7, se është herët që të paraqiten kandidaturat për kryetar të partisë apo për kryeministër të vendit nga LDK’ja.

“Duhet të një kandidat për kryeministër. Këtë do ta vendosin organet e partisë”, ka thënë Gaxherri, teksa ka folur për ambiciet e shprehura nga shumë figura të LDK’së për postin e kryeministrit.

Ajo ka komentuar edhe raportimet në media se LDK në Pejë ka lidhur koalicion me Partinë Demokratike të Kosovës.

“Nuk besoj që është bërë një koalicion i tillë. Nuk besoj që është bërë një marrëveshje e tillë”, ka thënë Gaxherri në T7.

“Kemi fituar në Pejë pa balotazh, e kemi shumicën me dy vota mangu në Asamblenë Komunale”, ka theksuar ajo.

“Është i paarsyeshëm, i panevojshëm”, ka thënë ajo, kur është pyetur se çfarë mendon për koalicionin e raportuar.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test