Na ndiqni

Aktuale

Cilat ishin pagat e eprorëve të FARK'ut që i paguante Qeveria Bukoshi

Nga: Periskopi Më: 19 prill 2018 Në ora: 12:39
Foto arkiv

Deklaratat e deputetit të LDK’së, Anton Quni se Xhavit Haliti kishte marrë 8 milionë marka nga Ahmet Krasniqi, kanë hapur edhe një herë depate të ashpra në skenën politike në Kosovë. Në seancën e fundit të Kuvendit të Kosovës, Haliti dhe Quni janë përplasur lidhur me këtë deklaratë. I pari ka thënë se nuk ia ka qëlluar lidhur me shumën, duke mos mohuar se ka marrë para nga Krasniqi, derisa i dyti (Quni), ka thënë se është në gjendje të sigurojë prova lidhur me deklaratën e tij. Por, si janë financuar ushtarët e UÇK’së, apo kryesisht pjesëtarët e të të ashtuquajturës ‘Forca të Armatosura të Republikës së Kosovës’ (FARK) gjatë luftës në Kosovë?

Kështu, sipas dokumentit, pagesat varionin në shuma të ndryshme nga 1000 marka për eprorë të lartë dhe më poshtë: nga 800 marka e tutje

Image

Në dokument janë këto të dhëna:

1.Për epror dhe nënepror që janë në Shqipëri

-kategoria I – 1,000 DM

-kategoria II- 800 dm eprorë në vende tjera

– kategoria III – 500 DM nënepror

2.Për civil të inkuadruar në UÇK që janë në Shqipëri

– I – 800 DM

-kategoria II – 500 DM

– kategoria III – 350 DM

3.Për epror, nënepror dhe civil në UÇK-në që janë në Kosovë

-kategoria I – 1,000 DM

– kategoria II – 800 DM

– kategoria III -500 DM

Ministri i Mbrojtjes në qeverinë e Bukoshit, Halil Bicaj, kishte folur për herë të parë lidhur me bashkëpunimin mes UÇK’së dhe FARK’ut në Rubikon , në vitin 2014.

Ai kishte prezantuar për herë të parë marrëvershjen e 2 nëntorit të vitit 1998 ndërmjet UÇK-së dhe FARK-ut.

Image

Kishte ka publikuar marrëveshjen të cilën edhe vetë e kishte nënshkruar. Me këtë marrëveshje do të krijohej Shtabi i Përbashkët i UÇK-së.

Nënshkrues të këtij dokumenti ishin edhe përfaqësuesit e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së, Bislim Zyrapi dhe Kadri Veseli, si dhe Xhafer Jashari nga Ministria e Mbrojtjes.

Në këtë emision, Bicaj kishte deklaruar se Ministria e Mbrojtjes e Qeverisë Bukoshi, kishte financuar ushtarakët e saj gjithandej nëpër Kosovë.

Ai deklaronte se vetëm në Brigadën e Suharekës, kanë qenë 1200 pjesëtarë të FARK’ut.

“Nuk ka pasë zonë operative ku s’ka pasë ushtarë të FARK’ut. Specialistë të ndryshëm, Zona e Drenicës, e Llapit kanë marrë, kanë marrë pare direkte edhe prej Shtabit të Përgjithshëm. Ekzistojnë dokumente për këtë’, pati deklaruar Bicaj.

Periskopi
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test