Na ndiqni

Aktuale

Haradinaj përball kryeministres së Serbisë

Nga: Mediat shqiptare Më: 18 prill 2018 Në ora: 20:33
Pamje nga takimi

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka zhvilluar një darkë pune me Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Punë të Jashtme dhe Politika të Sigurisë dhe Zv. Presidente e Komisionit Evropian, Federica Mogherini, së bashku me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev, Kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministrin e Malit të Zi, Dushko Markoviq, kryeministren e Serbisë, Ana Brnabiq dhe Kryetarin e Këshillit të Ministrave të Bosnjës dhe Hercegovinës, Denis Zvizdiq.

“Kosova ka shënuar progres në shumë procese të rëndësishme, të nevojshme për integrimin e vendit në familjen evropiane dhe për përmirësimin e jetës së qytetarëve të saj. Është një proces i gjatë për të cilin jemi të përkushtuar si Qeveri, andaj është e rëndësishme që kjo të vlerësohet dhe Kosova duhet ta marrë liberalizimin e vizave. Kosova ka plotësuar të gjitha kriteret dhe me të drejtë pret që çështja e vizave të jetë çështje javësh ”, tha Kryeministri Haradinaj.

Forcimi i Bashkëpunimit Ekonomik Rajonal dhe rruga evropiane e vendeve të Ballkanit Perëndimor, ishin temat tjera që u diskutuan në këtë darkë pune me 6 Kryeministrat e Ballkanit Perëndimor, thuhet në komunikatën për media.

Image
Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test