Na ndiqni

Aktuale

"Thaçi dhe Haradinaj u rikthyen në listën e Interpolit, me kërkesën e tyre"

Më: 14 prill 2018 Në ora: 23:13
Hashim Thaçi dhe Ramush Haradinaj

Njohësi i çështjeve politike, Faton Mehmeti ka komentuar deklaratën e zyrtarit serb rreth listës së Interpolit, ku ai thotë se janë të përmendur edhe emrat e Presidentit Hashim Thaçi dhe kryeministrit, Ramush Haradinaj. Ndërkaq, analisti Mehmeti thotë se kthimi i emrave të krerëve të shtetit në këtë listë, është bërë me kërkesën e tyre.

Image
Faton Mehmeti

“Besoj se kthimi i Hashimit dhe Ramushit në listën e Interpolit është bërë me kërkesën e tyre, për mos t'u idenrifikuar "delja e zeze". Kjo ndodh për ta përdorur si propagandë përpara popullit për gjoja "patriotizëm", armiqësi ndaj Serbisë. Nuk ka sens që Serbia t'i heq dhe prap t'i rikthej, heqja nga lista e Interpolit ka ndodhur pas lëshimeve të mëdha të Hashimit dhe Ramushit. Ndërsa kthimi ka ndodhur me kërkesën e tyre, sa për sy e faqe pasi Serbia as nuk është e interesuar t'i arrestoj”, thekson Mehmeti.

Sipas tij, kjo është reklamë që Serbia iu bëri, pas së cilës do pasojnë favorët karshi Serbise siç është Asociacioni.

“Si Hashimi ashtu edhe Ramushi bëjnë çdo fje për interesin e tyre personal. Serbia s’mund të gjej dot njerëz më të përshtatshëm se këta të dy për t'i arritur qëllimet dhe synimet e saja”, vlerëson ai.

Komentet
Më të lexuarat
Sondazh A mendoni se qytetarët e Kosovës do të lëvizin pa viza këtë vit?
test